` . Presidenti Meta: Ky është një vendim i rëndësishëm për Ballkanin - TV-SHENJA

Presidenti Meta: Ky është një vendim i rëndësishëm për Ballkanin

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta e përshëndeti votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë që, siç tha ai do t’i japin jetë Marrëveshjes së Prespës dhe do t’i çelin Maqedonisë rrugën euro-atlantike.

“Ky është një vendim i rëndësishëm për Ballkanin”, shkruan kryetari i Shqipërisë Ilir Meta në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Kryetari Meta përshëndet përkushtimin e kryeministrit Zoran Zaev si dhe faktorin shqiptar që mundësuan konsensusin e nevojshëm dhe i hapën vendit rrugën pa kthim drejt NATO-s dhe BE-së.

“Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqimisht Maqedoninë e të gjithë fqinjët e saj në rrugën e integrimit euro-atlantik”, shkro në fund kryetari Meta.