` . Presidenti Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare nga homologu grek – TV-SHENJA

Presidenti Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare nga homologu grek

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është pritur me një ceremoni zyrtare nga presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë zyrtare të mbajtur në rezidencën presidenciale, Erdoğan dhe Pavlopoulos kanë përshëndetur trupën ceremoniale dhe më pas janë intonuar himnet e dy vendeve.

Presidentët Erdoğan dhe Pavlopoulos më pas kanë prezantuar delegacionet e dy vendeve.

Në ceremoni ishin të pranishëm Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Turqisë, Gjeneral Hulusi Akar, zëvendëskryeministri turk, Hakan Çavuşoğlu, ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropain, Ömer Çelik, ministri i Drejtësisë, Abdulhamit Gül, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekci dhe ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak.