` . Prefekti i Selanikut përmend ndryshimin e emrin të Aeroportit “Maqedonia” (Video) – TV-SHENJA

Prefekti i Selanikut përmend ndryshimin e emrin të Aeroportit “Maqedonia” (Video)

Ne duhet të mendojmë për të ndryshuar emrin e Aeroportit “Maqedonia”. Emri Maqedonia ndau botën, na ndau ne. Kështu ka deklaruar perfekti i Selanikut, Janis Butaris në një intervistë për televizionin grek “Skaj”. Ai thotë se duhet të mendohet për emrin e ri të aeroportit, ndërsa propozoi që aeroporti të mbajë emrin e basketbollistit të famshëm grek Nikos Galis, i cili, siç thotë ai, është person i njohur ndërkombëtarisht dhe i vetmi në Greqi i cili hyri në Shtëpinë amerikane të të famshmëve.

Janis Butaris, perfekt i Selanikut

 “Nuk them se duhet të ndryshohet, por vetëm publikisht pyes, të mendojmë për këtë sepse emri ‘Maqedonia’ ‘e ndau botën, na ndau ne dhe nga kjo të gjithë humbasim. Më mirë të fitojmë 50 për qind, sesa 100 për qind prej asgjëje. Humbëm në Hagë, nuk mund ta mbajmë veton për në NATO”

Por, deklaratat e tij u pritën ashpër në opinion grek dhe ngjallën reagime të shumta. Në një deklaratë të tij, zv/ministri i çështjeve detare, Nektarios Santorinjos, i cili tha se qëndrimi i Butarisit, nuk është qëndrim i Qeverisë greke, dhe se ata një propozim të tillë nuk e kanë ndërmend ta parashtrojnë tani.

Por, gjatë ditës së sotme, zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitri Canakopulos, ka thënë se për çështjen e emrit, topi për momentin është në terrenin e Maqedonisë. Sipas tij, nevojiten lëvizje nga Shkupi, për të dëshmuar në praktikë se është ndryshuar retorika e qeverisë që mund të sjell në rezultate në raportet mes dyja vendeve.

Lidhur me ndryshimin e emrit kushtetues, diçka që kryeministri grek Aleksis Cipras e përmendi si kusht, ndërsa kryeministri Zoran Zaev e hodhi poshtë si mundësi për ndryshime, Canakopulos tha se ajo është lëndë e negociatave dhe ka përsëritur pozicionet greke.

Dimitri Canakopulos, zëdhënës i qeverisë greke

“Shumë mirë e dini se për zgjidhje të pranueshme të ndërsjellë, nevojiten dy palë. Flasim për emër të përbërë që do të vlejë për të gjithë dhe do të jetë për përdorim të gjithëmbarshëm. Kjo do të thotë se nuk mund të jetë ndryshe përpos ndryshimit të emrit kushtetues të fqinjit, dhe kjo, vlerësojmë se është korniza në të cilën mund të gjendet pikërisht zgjidhje e përbashkët”

Lidhur me emrin ka folur edhe Ekaterina Zaharieva, ministre e punëve të jashtme e Bullgarisë, e cila ka thënë se gëzohet se ka përparim në bisedimet për emrin dhe se duhet që Shkupi dhe Athina të zhvillojnë bisedimet me ndërmjetësimin e OKB-së.

Enis Murtezi /SHENJA/