` . Postimet në Twitter do të mund të korrigjohen – TV-SHENJA

Postimet në Twitter do të mund të korrigjohen

Shefi ekzekutiv i Twitter, Jack Doresy ka deklaruar se ky rrjet social do të lejojë përdoruesit e tij që ta redaktojnë tekstin.

Deri më tani nuk kanë mundur taë korrigjohen, e në saj të një tipari të ri që do të vjen mund të bëhet edhe kjo.

Ky tipar do t’i shtohet Twitter-it pasi që Dorsey ka pyetur përdoruesit se çfarë dëshironin të ndryshohet brenda aplikacionit dhe ata kanë kërkuar që të ishte redaktimi i tweets. Andaj kompania është shprehur se po mundohet që ta plotësojë këtë kërkesë të përdoruesve të saj.