` . Portieri që u bë i njohur duke e rivënë topin në lojë me grusht dhe duke e dërguar në mes të fushës (Video) - TV SHENJA

Portieri që u bë i njohur duke e rivënë topin në lojë me grusht dhe duke e dërguar në mes të fushës (Video)

Ibrahim Alma, portieri i përfaqësueses siriane të futbollit, është bërë i famshëm falë mënyrës së tij të veçantë për të dërguar topa të gjatë drejt mesfushës.

Ndryshe nga kolegët e tij që përdorin këmbët, Alma përdor vetëm duart.

Çuditërisht, rezultati është i njëjtë.

Dhe atë nuk e bënë në ndeshje miqësore, pire prej atyre më të rëndësishmeve.

Në ndeshjen e fundit që Siria e zhvilloi me Japoninë, Alma, e bëri këtë gjë.

Siria është duke e kërkuar një vend në Kupën e Botës që zhvillohet në Rusi vitin e ardhshëm.

Rivënja me dorë e portierit në këtë mënyrë, mund tu ndihmojë edhe portierëve të tjerë që nuk janë të saktë me këmbë.

 

Postime të Ngjajshme