` . Porsche tërheq mbi dy mijë automobila luksozë në Kinë - TV-SHENJA

Porsche tërheq mbi dy mijë automobila luksozë në Kinë

Kompania Porsche nga tregu i Kinës ka tërhequr mbi dy mijë automobila për shkak të defektit të airbagëve, raporton AA.

Prodhuesi gjerman i autobilëve luksozë do të tërheqë makinat me kërkesë të Zyrës kineze të Kontrollit Shtetëror të Tregut.

Nga tregu i vendit më të populluar të botës, Porsche do të tërheqë modelet Panamera dhe Boxter të cilat janë prodhuar në katër vitet e fundit.

Pronarët e modeleve në fjalë më 8 nëntor në serviset e autorizuara në Kinë do të munden pa pagesë të bëjnë riparimin e defektit të airbagëve.