` . Policia shpëton dy vëllezër që po ngjiteshin në Majën e Titos në Sharr - TV-SHENJA

Policia shpëton dy vëllezër që po ngjiteshin në Majën e Titos në Sharr

Policia ka shpëtuar dy vëllezër në Malin Sharr të cilët ishin duke lëvizur drejt majës “Tito Vrv” me motoçikleta, me çka kishin planifikuar të arrijnë në Strezimir. Nga MPB thonë se njëri nga vëllezërit iu është keqësuar gjendja shëndetësore, me çka iu është nevojitur ndihma mjekësore. Menjëherë pas paraqitjes së rastit, policia nga stacioni policor për kalim kufitar Mazdraça dhe nga SPB Tetovë, të ndarë në disa grupe, kanë filluar kërkimin në terren, ndërsa rreth orës një ata janë gjetur në vendin në mes “Tito Vrv” dhe Vraca, mbi Liqenin e Bogovinës, me çka për një periudhë të shkurtër kohore janë dërguar në spitalin e Tetovës për dhënien e ndihmës mjekësore dhe pastaj janë lëshuar për në shtëpi.