` . Policia paralajmëron: 500 euro dënimi për gjuajtje me armë dhe fishekzjarre - TV-SHENJA

Policia paralajmëron: 500 euro dënimi për gjuajtje me armë dhe fishekzjarre

MPB-ja e Maqedonisë u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë kohës së festave të mos përdorin fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike. Sipas Ligjit për Kundërvajtje, kundër rendit dhe qetësisë publike një personi që pa autorizim gjuan me armë, përdor mjete piroteknike apo materiale të ngjashme shpërthyese apo material që ndizet lehtë, ose në mënyrë të ngjashme prishë qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve do t’i shqiptohet gjobë në vlerë nga 200 deri 500 euro.