` . Policia konfiskoi 1.1 kg marijuanë në autostradën Shkup -Veles, - TV-SHENJA

Policia konfiskoi 1.1 kg marijuanë në autostradën Shkup -Veles,

Në autostradën Shkup -Veles, në pikën e pagesës “Sopot”, mbrëmë rreth orës 19:00 gjatë kontrollit të një automjeti “Fiat Punto” me targa të Velesit i drejtuar nga 33 vjeçari S.B nga Velesi policia zbuloi një qese me rreth 1.1 kg marijuanë. Siç informojnë nga SPB Veles, pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet padi penale për vepër të kryer penale.