` . Policia izraelite arreston 15 palestinezë në Kudsin Lindor - TV-SHENJA

Policia izraelite arreston 15 palestinezë në Kudsin Lindor

Policia izraelite ka arrestuar 15 palestinezë gjatë bastisjeve në shtëpitë e tyre në qytetin Issawiya në Kudsin Lindor nën pushtim, raporton AA.

Policia dhe agjentët e inteligjencës po ashtu thirrën 7 palestinezë të tjerë për t’i marrë në pyetje, theksuan burimet.

Mbetet e paqartë arsyeja e arrestimeve apo thirrjeve.

Autoritetet izraelite kanë rritur revoltën e banorëve palestinezë në Issawiya muajve të fundit pas rritjes së bastisjeve, arrestimeve dhe prishjeve të shtëpive në qytet.

Ushtria izraelite kryen fushata arrestimesh të shpeshta në Bregun Perëndimor të okupuar, përfshirë Kudsin e okupuar Lindor, me pretekstin e kërkimit të palestinezëve të “kërkuar”.