` . Policia e Tetovës: Për 6 muaj ka pasur 9125 shkelje në trafik - TV-SHENJA

Policia e Tetovës: Për 6 muaj ka pasur 9125 shkelje në trafik

Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, gjatë 6 muajve të kaluar të këtij viti, në rajonin më të gjërë të Tetovës, gjithësej kanë zbuluar dhe në mënyrë adekuate kanë sanksionuar 9125 shkelje në trafik, deri sa numri i përgjithshëm i veturave të kontrolluara në këtë periudhë është 27.717.
Kështu që, duke zbatuar regullat e Ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë dhe Ligjin për vetura, për shkak të konstsatimit të shkeljeve të ndryshme, nga trafiku janë shkyçur 494 vetura, ku numri më i madh i veturave të shkyçura edhe ate 355 kanë qenë me regjistrim të skaduar deri dhe mbi 30 ditë, tek 138 vetura janë konstatuar paregullsi teknike, kryesishtë në paisjet e ndalimit dhe drejtimit të automjetit, si dhe një veturë e mbingarkuar.
Gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti, nga trafiku janë shkyçur 1312 vozitës, nga të cilët 726 vozitës kanë drejtuar veturë pa patentë shoferi, 64 janë shkyçur sepse kanë drejtuar me kategori të papërshtatshme për veturën që kanë drejtuar, 32 vozitës kanë drejtuar veturën gjatë masës mbrojtëse ,,ndalesë,, dhe 372 vozitës fillestarë.
Shkeljet e konstatuara në trafik janë rumbullaksuar me 4593 fletëpagesa të detyrueshme dhe 2769 fletëpagesa për kundërvajtje, si dhe 1923 vërejtje me shkrim, kurse përkohësishtë janë konfiskuar 292 patentë shoferi dhe 315 leje qarkullim.