` . Policia arreston 24-vjeçarin në Vlorë, që ekzekutoi 8 të afërmit e tij – TV-SHENJA

Policia arreston 24-vjeçarin në Vlorë, që ekzekutoi 8 të afërmit e tij

Policia e Shtetit ka kapur autorin e masakrës me 8 të vrarë. 24-vjeçari Ridvan Zykaj është arrestuar mëngjesin e sotëm në dalje të Selenicës në periferi të Vlorës.

Autori është kapur afër banesës ku kreu krimin orët e para të mëngjesit. Operacioni u drejtua nga nga drejtori i policisë së Vlorës, Ardi Veliu.

Në Resulaj të Bashkisë së Selenicës, në Qarkun e Vlorës, u regjistrua pasditen e së premtes një ndër ngjarjet më të rënda në dy dekadat e fundit.

24-vjeçari Ridvan Zyrkaj, ka vrarë pjesëtarët e dy familjeve, kushërinj të parë të babait të tij. Mësohet se në mesin e viktimave nuk janë babai, vëllai apo nëna e autorit.

Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë: Denik Zyka, Hazem Zyka, Afërdita Zyka, Besim Zyka, Sara Zyka, Vasilika Zykaj dhe Ledion Zyka.