` . Polici i dehur kërcënon me vdekje gruan e tij – TV-SHENJA

Polici i dehur kërcënon me vdekje gruan e tij

Policia ka njoftuar se është duke hetuar një incident ku një pjesëtar i saj dyshohet se ka kërcënuar se do ta vrasë gruan e tij. Sipas informacioneve, polici 39-vjeçar me inicialet M. K., nën ndikimin e alkoolit, kishe kërcënuar gruan që të largohet nga shtëpia dhe ta lë edhe foshnjen shtatëmuajshe, transmeton Tv SHENJA.

Raportohet se raste të ngjashme ka pasur edhe më herët.

Në dhjetor të vitit të kaluar, përsëri nën ndikimin e alkoolit, ky polic e nxorri pistoletën zyrtare dhe gjuajti disa plumba në dhomën e ndenjes.

Policia ka njoftuar se personit i është konfsikuar arma zyrtare dhe për ta sqaruar rastin është angazhuar Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standardet Profesionale. /SHENJA/