` . Polici gjuan me armë vjedhësit e bankës, plagoset i mituri - TV-SHENJA

Polici gjuan me armë vjedhësit e bankës, plagoset i mituri

Policia ka njoftuar se një pjesëtar i saj ka gjuajtur me armë dy të mitur, njëri prej të cilëve ka marrë plagë të rënda. Incidenti ka ndodhur kur policët janë mundur që të ndalojnë veturën në të cilën kanë qenë dy të mitur, të cilët kishin bërë përpjekje që të vjedhin një filial të bankës në afërsi të pendës Mantovë në Komunën e Strumicës.

Personat e mitur kanë arritur që të ikin nga patrulla policore dhe nuk kanë ndaluar, ndërkaq më pas janë parë nga një tjetër automjet i policisë. Nga Prokuroria thonë se edhe më tej po punohet që të zbardhen arsyet e ngjarjes në lidhje me atë se pse ka ardhur deri te të shtënat. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme