` . Polici dhe i dashuri shkojnë njëherësh në banesën e të dashurës, 1 vdes tjetri plagoset në Kavajë - TV-SHENJA

Polici dhe i dashuri shkojnë njëherësh në banesën e të dashurës, 1 vdes tjetri plagoset në Kavajë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë ku një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një konflikti për një grua në banesën e kësaj të fundit.

Policia tha se personi i plagosur është efektivi i policisë Bledar Toçi, i cili është dërguar rreth orës 01:00 të mëngjesit në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.
POlici Toçi dhe viktima, identiteti i të cilit ende nuk dihet kanë shkuar në të njëjtën kohë në shtëpinë e të dashurës së tyre, e cila kishte marrëdhënie me të dy, dhe kjo ka bërë që ata të nxjerrin armët dhe të qëllojnë mbi njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 2 të qytetit të Kavajës, dhe viktima dyshohet që të jetë banor i zonës.

Mësohet se gjatë konfliktit janë përdorur një armë pistoletë dhe një kallashnikov.