` . Pokemon Go, dënimi i parë në Japoni - TV-SHENJA

Pokemon Go, dënimi i parë në Japoni

Përgjegjësi i rastit të parë me vdekje në Japoni, që nga dalja e lojës “Pokemon Go” është dënuar me 14 muaj burg.

Më 23 gusht të këtij viti, duke luajtur lojën në makinën e tij, fermeri 39-vjeçar Keiji Goo kishte shtypur dhe vrarë një grua 72-vjeçare dhe kishte plagosur rëndë një tjetër teksa kalonin rrugën në daljë të qytetit Tokushima.

Akuza kishte kërkuar një dënim prej 20 muajsh burg. Avokati mbrojtës tha se i pandehuri nuk do të bëjë ankesë. Gjatë dhënies së vendimit gjyqtari u shpreh: “neglizhencë e rëndë e drejtuesit të mjetit për shkak të shpërqëndrimit dhe nuk parandaloi fatkeqësinë”.

Që nga 22 korriku, data kur nga Nintendo u lançua loja popullore, përmes përdorimit të smartphone dhe teknologjisë GPS, në Japoni ka pasur edhe dy incidente të tjera me pasojë vdekjen.

Postime të Ngjajshme