` . Pogradec, nënë e bijë mbyten në rezervuarin e fshatit - TV-SHENJA

Pogradec, nënë e bijë mbyten në rezervuarin e fshatit

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Pogradec ku dy persona humbën jetën në rezervuar në fshatin Alarup.
Vizion Plus mëson se viktimat janë nënë e bijë. Sipas informacioneve paraprake ka qenë vazja, rreth 10 vjeç ajo që ka hyrë fillimisht në rezervuar por që nuk ka mundur të dalë. Në këtë moment ka hyrë nëna e saj për ta shëptuar, e cila fatkeqësisht po ashtu nuk ja ka dalë dot të dilte nga uji.
Po ashtu mesohet se gruaja ishte nene e kater vajzave dhe se jetonte ne kushte te veshtira ekonomike. Tre dite me pare kryefamiljari kishte emigruar drejt Maqedonise per te punuar.
Nderkohe policia dhe grupi hetimor po punojne per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.