` . Pogba po largohet nga Man Utd, merr oferta nga dy skuadra të mëdha - TV-SHENJA

Pogba po largohet nga Man Utd, merr oferta nga dy skuadra të mëdha

Paul Pogba e ka ndarë mendjen të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni.

Sipas L’Equipe, 26 vjeçari u ka thënë bashkëlojtarëve te Manchester United se do nis një aventurë të re në sezonin e ri, përcjell ‘lajmi’. E ardhmja e Pogbas mund të jetë në Serie A dhe në La Liga.

Juventusi mbetet një opsion për ish lojtarin më të shtrenjtë në histori të futbollit, por nuk bën të hedhet poshtë edhe Real Madrid, që ka rikthyer në skuadër Zinedine Zidanen, trajnerin që pëlqehet shumë nga Paul Pogba.

Kampioni i botës me Francën në aventurën e dytë te Manchester United ka shënuar 24 gola në 88 paraqitje.