` . Po shkëlqen me Espanyol, Reali projekton rikthimin e Hermosos – TV-SHENJA

Po shkëlqen me Espanyol, Reali projekton rikthimin e Hermosos

Mario Hermoso po përjeton momentet më të mira ndoshta të karrierës së tij. Mbrojtësi 23-vjeçar i cili është bërë lider për Espanyol mori ftesën e parë në kombëtaren e Spanjës ndërsa e ardhmja mund të jetë te Real Madrid. Hermoso ka dalë nga akademia “Los Blancos” të cilët e lejuan të transferohej falas te Espanyol për të luajtur rregullisht. Duke parë formën e mbrojtësit spanjoll, Real Madrid mund të ushtrojë të drejtën për ta rikthyer lojtarin në “Santiago Bernabeu” për 7.5 milionë euro siç është parashikuar në akordin mes palëve.