` . Po rritet toleranca fetare, Shkupi simbol i multikulturalizmit në Maqedoni (VIDEO) - TV-SHENJA

Po rritet toleranca fetare, Shkupi simbol i multikulturalizmit në Maqedoni (VIDEO)

Shkupi është simboli i multirkulturalizmit në Maqedoni, dhe keqkuptimet ndërfetare që kanë ekzistuar në të kaluarën kanë filluar të zbehen. Kështu kanë vlerësuar panelistët në prezantimin e hulumtimit mbi tolerancën fetare dhe ndëretnike në Saraj, Gjorçe Petrov, Çair dhe Butel të realizuar nga ZIP Institute. Profesori universitar, Ali Pajaziti, deklaroi se në periudhën e kaluar nëpërmjet disa projekteve ka pasur tentim për të dëmtuar bashkëjetesën, por kohëve të fundit idetë e tilla kanë dështuar.

“Për fat të keq disa projekte artificiale që janë bërë si “Shkupi 2014” kanë qenë një atentat ndaj bashkëjetesës dhe koekzistencës. Në vend që të ndërtoheshin ura janë ndërtuar mure, por kohëve të fundit kjo ka filluar të zbehet dhe kjo sërish kemi një revitalizim ose një rigjallërim të Çarshisë së Shkupit që është symbol I multikulturalizmit në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi sociologu Ali Pajaziti.

Fexhri Selami nga Zip Institute, thotë se në të kaluarën politika i ka implikuar të gjitha rrjedhat negative në shoqëri. Mirëpo, ai beson se tani më këto problemtaika janë të balancuara.

“Është politika ajo e cila e ka nxitur qasjen e atillë të qytetarëve përmes mas mediave të kontrolluara. Është një diçka e cila tani më ka mbaruar dhe ne si shoqëri civile e kemi rolin bartës në këtë drejtim që qytetarëve t’u sjellim në mendje atë që është objektive”, tha Fexhri Selami nga “Zip Institute”.

Ndërkohë, përfaqësuesit e institucioneve fetare, Fatmir Zaimi dhe prifti Konstantin, të cilët po ashtu ishin të përfshira në këtë projekt me titull “Imami ose prifti? Cili do që të jetë, vetëm në rolin e paqes të jetë”, thanë se në kuadër të këtij projekti kanë realizuar debate dhe vizita të përbashkëta në objekte fetare, me qëllim të ngritjes së vetëdijës për tolerancë ndërfetare.

Teuta Buçi /SHENJA/

Po rritet toleranca fetare, Shkupi simbol i… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme