` . Po planifikohej arratia, zbulohet tuneli – lidhte një shtëpi druri me një burg (Video) - TV-SHENJA

Po planifikohej arratia, zbulohet tuneli – lidhte një shtëpi druri me një burg (Video)

Autoritetet meksikane kanë zbuluar një tunel, i cili lidhte një shtëpi druri me një burg. Gjithashtu u zbuluan edhe dy gropa të tjera, në të cilat fshiheshin armë, drogë e sende të tjera të palejuara në burg.

Autoritetet kanë filluar një operacion kërkimi pasi kishin vënë re zhvendosje të pazakonta të tokës pranë burgut Reynosa në verilindje të Meksikës, përcjell tch.

Me anë të përdorimit të teknologjisë së fundit ata arritën edhe të zbulonin edhe tunelin e papërfunduar, që fillonte në një shtëpi druri pranë burgut dhe shkonte në drejtim të burgut.

Por gjatë kontrollit në ambientin e burgut u zbuluan edhe 2 gropa të tjera të hapura nga të dënuarit, ku brenda kishin fshehur armë, drogë e sende të tjera të palejuara në burg.

Postime të Ngjajshme