` . Po përgatitet kontrolli në teren i Listës Zgjedhore - TV-SHENJA

Po përgatitet kontrolli në teren i Listës Zgjedhore

Kontrolli i kryqëzuar i të dhënave të votuesve është duke përfunduar dhe së shpejti pritet të filloj kontrolli në teren.  Nga KSHZ-së njoftojnë se në teren do të kontrollohen ato votues, të dhënat e të cilëve janë të dyshimta sëpaku në katër baza të të dhënave.

Nga KSHZ thonë se do të respektohen gjitha afatet dhe se do të ketë kohë që të organizohen zgjedhje më 5 qershor.

Në KSHZ nuk i komentojnë informacionet dhe dyshimet në lidhje me manipulimet e mundshme me votuesit. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme