` . Po lexohet aktgjykimi për Ratko Mladiqin – TV-SHENJA

Po lexohet aktgjykimi për Ratko Mladiqin

Në sallën gjyqësore të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavi ka filluar leximi i aktgjykimit për komandantin ushtarak të Ushtrisë së Armatës së Republikës Sërpska, Ratko Mladiç, raporton Anadolu Agency (AA).

Mladiç u paraqit në sallën gjyqësore dhe është duke marrë pjesë në shqiptimin e aktgjykimit, ndonëse mbrotja e tij ditëve të kaluara kërkoi që termini i shqiptimit të aktgjykimit të anulohet, duke justifikuar me “gjendjen e brishtë shëndetësore” të të akuzuarit.

Aktakuza e prokurorisë së Hagës kundër Ratko Mladiçit përbëhet nga 11 pika.

Ratko Mladiç akuzohet për gjenocid në Srebrenicë të kryer në vitin 1995, për persekutim të boshnjakëve dhe kroatëve në rajonin e mbarë Bosnjë e Hercegovinës të cilët në gjashtë komuna, Foça, Prijedor, Sanski Most, Vlasenici dhe Kotor – Varosh morën përmasat e gjenocidit.

Mladiç akuzohet edhe për krime kundër njerëzimit duke shkelur ligjet dhe zakonet e luftës.

Aktakuza kundër ish-komandantit të Shtabit kryesor të Ushtrisë së RS-së përfshinë edhe zbatimin e fushatës së snajperëve dhe granitimin e civilëve në Sarajevë nga maji i vitit 1992 deri në nëntor të vitit 1995, me ç’rast janë vrarë së paku 10 mijë civilë mes të cilëve 1.601 fëmijë.

Aktakuza e Mladiçit e cila është ngritur në vitin 1995, ngarkohet edhe për marrjen e pjesëtarëve të Kombeve të Bashkuara si pengje gjatë sulmeve ajrore të NATO-s mbi pozicionet e URS-së në maj dhe qershor të vitit 1995.

Prokurorët Peter McCloskey, Alan Tieger dhe Dermon Groome kërkuan që Gjykata t’i shqiptojë Mladiçit dënim maksimal që mund të japë kjo gjykatë, me burg të përjetshëm,

Nga ana tjetër, mbrojtja e Mladiçit gjatë tërë kohës ka mohuar të gjitha pikat e aktakuzës dhe kërkoi lirimin e të akuzuarit.

Mladiç duke përdorur identitet të rrejshëm ishte fshehur 16 vite, ndërsa u arrestua në Serbi më 26 maj të vitit 2011 pas çka u ekstradua në Tribunalin e Hagës. Gjykimi i tij zgjati pesë vjet.