` . Po kthehet Renault 4 i harruar! (VIDEO) - TV-SHENJA

Po kthehet Renault 4 i harruar! (VIDEO)

Renault 4 ndoshta edhe meriton të hyjë në 100 veturat e para më të rëndesishme të historisë, dhe secili që është ulur pas timonit të saj do të pajtohet me këtë.

E duan edhe në Japoni ku kanë ofruar që ta modifikojnë.

Këtë e ofron komapnia DAMD Styling Effect, e njohur për ridizajnimin e Suzuki Jimny në stilin e G-Class.

Renault 4 është prodhuar nga viti 1961 deri në vitin 1994 dhe janë shitur 8 milionë vetura. Falë çmimit të ulët, Renault 4 kanë qenë të popullarizuara edhe në vendin tonë dhe është një nga modelet që janë prodhuar edhe në ish-Jugosllavi.