` . Plenkoviq pret zhbllokim të startit të bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën - TV-SHENJA

Plenkoviq pret zhbllokim të startit të bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën

Kroacia në samitin në Zagreb në maj do t’i kushtojë vëmendje të veçantë zhbllokimi të fillimit të negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, deklaroi sot kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, duke i prezantuar prioritetet e kryesisë kroate me BE-në, në mbledhjen e kryetarëve të komisioneve për çështje evropiane të parlamenteve të vendeve – anëtare të BE-së.

Në Samitin në Zagreb, Plenkoviq deklaroi se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zhbllokimit të situatës në të cilën janë Maqedonia e Veriut dhe Këshillit Evropian në tetor.

“Transparenca e Evropës, si në vitet e 90-ta, nuk do të përsëritet më kurrë. Tani kemi proces me kujdes të disenjuar të zgjerimit”, deklaroj Plenkoviq.

Kryeministri kroat, theksoi se “nuk është fer” që Maqedonia e Veriut është “në pritje” për hapje të bisedimeve aderuese edhe pa ndryshimit të emrit dhe kushtetutës.