` . “Play off”, Danimarka barazon me Irlandën - TV-SHENJA

“Play off”, Danimarka barazon me Irlandën

Përfaqësuesja e Danimarkës ka barazuar 0:0 me Irlandën në ndeshjen e parë në kuadër të ”plej ofit” për Botërorin që do të zhvillohet verën e vitit të ardhshëm në Rusi.Pjesa e parë e takimit u mbyll me barazim pa gola, me të dyja skuadrat të cilat shkuan në pushim me rrjeta të paprekuara. Pamje të njejta edhe në pjesën e dytë ku të dyja skuadrat nuk arritën të paktën të shënojnë nga një gol. Në këtë mënyrë gjithçka do të vendoset në ndeshjet e kthimit e cila do të zhvillohet 3 ditë më vonë në Dablin. Ndërkohë ndeshjet e ”plej-ofit” të kontinentit Evropian vazhdojnë edhe nesër me me dy ndeshje tjera, ku Zvicra nga ora 18:00 do të përballet me Irlandën e Veriut, ndërsa Greqia nga ora 20:45 do të luajë me Kroacinë.

Postime të Ngjajshme