` . Plaçkitet stadiumi Maracana në Brazil – TV-SHENJA

Plaçkitet stadiumi Maracana në Brazil

Zyrtarët brazilianë kanë deklaruar se stadiumi historik Maracana në të cilin u mbajtën ceremonia e hapjes dhe e mbylljes së Lojërave Olimpike 2016, është plaçkitur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të gazetës O Globo në Rio de Janerio, zyrtarët e futbollit të këtij qyteti kanë pohuar se në stadiumin i cili ka qëndruar i mbyllur që prej përfundimit të lojërave olimpike kanë hyrë persona të panjohur. Zyrtarët kanë konfirmuar se grabitësit kanë marrë ekranet në fushë, pajisjet e fikjes së zjarrit, tubacionet ujitëse si dhe bustin e njërit prej gazetarëve më të njohur të sportit, Mario Filho i cili ndodhej në stadium.