` . Plaçkitësit spërkasin me acid në fytyrë shitësen në market (Video+18) – TV-SHENJA

Plaçkitësit spërkasin me acid në fytyrë shitësen në market (Video+18)

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një marketi, kanë filmuar momentin kur një nëpunëse spërkatet me acid në fytyrë nga një grup plaçkitësish, të cilët më pas e goditën me shkelma dhe grushta.

Sadik Kamara 24-vjeç dhe Joshua Jordan 20, kanë sulmuar viktimën Qyene Bui derisa ishte duke punuar në një market në Hackney në pjesën lindore të Londrës, transmeton Telegrafi.

Ajo kishte arritur të shtyp butonin e alarmit, veprim ky që shtyu plaçkitësit ta spërkatin edhe disa herë në fytyrë me acid dhe të rrahin brutalisht.

Si pasojë e këtij sulmi me acid ajo ka pësuar djegie në sy, ndërsa plaçkitësit u larguan nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Por, ata u larguan duarthatë, pasi nuk arritën të marrin asnjë qindarkë nga frika e aktivizimit të alarmit.