` . Pirlo flet për të ardhmen e Pogbas – TV-SHENJA

Pirlo flet për të ardhmen e Pogbas

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përmendura.Fjala është për telenovelën ‘Pogba’, të cilës nuk po i shihet fundi fare, shkruan GazetaBlic.Kampioni i botës me Francën, gjatë gjithë afatit kalimtar ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm nga ‘Teatri i Ëndrrave’, derisa kjo ka ardhur si pasojë e prishjes së raporteve me strategun portugez të ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinho.
Destinacioni i rradhës përbëhej nga dy drejtime, njëri në gadishullin Iberik te Barcelona, tjetri në Apenine te Torino. I fundit që ka folur sa i përket kësaj çështjeje ka qenë bashkëlojtari i dikurshëm te ‘Zonja e Vjetër’, Andrea Pirlo.Fantazisti italian ka thënë se nuk do të ndjehej i befasuar nëse Pogba rikthehet te bianconerët. Ai ka kaluar momente të mira në qytetin industrial, andaj mos u befasoni nëse verën e ardhshme zbarkon në ‘Allianz Stadium’.