` . Pesë të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit (Foto) - TV-SHENJA

Pesë të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit (Foto)

Pesë turistë përfshirë dhe pilotin, kanë mbetur të vdekur pasi aeroplani i tyre privat u përplas në det menjëherë pas ngritjes nga ishulli Roatan – destinacion turistik në bregun Atlantik të Hondurasit.

Zyrtarët lokalë dhanë detaje rreth rastit duke shtuar se katër nga viktimat ishin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa kombësia e viktimës së pestë ende nuk ishte përcaktuar.