` . Pesë aksidente në 24 orët e fundit në Shkup – TV-SHENJA

Pesë aksidente në 24 orët e fundit në Shkup

Pesë aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rajonin e qytetit të Shkupit, prej të cilave një me dy persona më pak të lënduar  dhe katër me dëm material.

Ashtu siç kumtoi SPB Shkup, policia e komunikacionit ka sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Dy shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, shtatë kanë vozitur pa patentë shoferi, tetë nuk i kanë respektuar shenjat e vendosura në komunikacion, ndërsa 38 automjete janë parkuar në mënyrë të paligjshme.

Me automjetin special karrotrec janë larguar 46 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.