` . Përvojë italiane për luftimin e korrupsionit dhe terrorizmit (Video) - TV-SHENJA

Përvojë italiane për luftimin e korrupsionit dhe terrorizmit (Video)

Federiko Kafiero de Raho, prokuror kombëtar për luftimin e mafias dhe terrorizmit, u dërgoi porosi pjesëtarëve të sistemit gjyqësor në Maqedoni se asnjëherë nuk mund ta luftojnë krimin e organizuar pa ndihmën e shteteve mike pasi që bëhet fjalë për fenomen ndërkombëtar, i cili vazhdimisht përmirësohet dhe është para policisë, prokurorëve dhe gjykatësve. Sipas Rahos, gjatë historisë janë krijuar disa Konventa për bashkëpunim ndërkombëtar në luftimi e krimit dhe terrorizmit, por ato duhet jetësuar me veprime dhe aksione konkrete.

Federiko Kafiero de Raho, prokuror kombëtar për luftimin e mafias dhe terrorizmit në
Itali

“Krimi i organizuar dhe terrorizmi është shumë i pasur. Ndërhyn edhe në politike edhe në ekonomi. Në ekonomi fshihet pas individëve të caktuar, duke u kamufluar. Prandaj ne duhet të bisedojmë se si të veprojmë së bashku në terren, me vepra konkrete. Shtetet tona duhet të shkëmbejnë përvoja dhe informacione. Informacionet janë kyçe luftimin e krimit ndërkombëtar, prandaj ke nevojë edhe për komunikimin direkt mes prokurorëve, gjykatësve e policisë”

Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut Lubomir Joveski inkurajon shtetet fqinje që të bashkëpunojnë më Maqedoninë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit pasi siguron se asnjë shtet nuk është imun ndaj këtyre fenomeneve vetë. Sipas Joveskit, në këtë kohë moderne, vazhdimisht po rritet nevoja për bashkëpunim ndërshtetëror pasi që krimit i organizuar dhe terrorizmi ka filluar të thyejë kufijtë dhe kështu imponon nevojën që institucionet të thyejnë kufijtë dhe bashkëpunojnë.

Lubomir Joveski, kryeprokuror i Maqedonisë

“Dimensioni bashkëkohor që tejkalon kufijtë, nxitë edhe nevojën për luftë të përbashkët dhe bashkëpunim mes shteteve. Asnjë shtet nuk ka mundësi që ta luftojë vetë krimin e organizuar, pasi nuk njeh kufij, fe, komb, përkatësi politike apo moshë. Prandaj bashkëpunimi mes shteteve është i rëndësishëm për ballafaqim me këtë fenomen. Ai ka rrënjët e thella dhe i tangon të gjithë. Maqedonia është nënshkruese e shumë protokolleve dhe konventave, por ato nuk janë garancë për përndjekje të sukseshme. Vendosshmëria e autoriteteve për jetësimin e këtyre standardeve është jetike. Bashkëpunimi duhet të ngritet në nivelin më të lartë”

Dy shtetet nënshkruan një memorandum bashkëpunimi, por u theksua nevoja edhe për takime dhe bashkëpunim joformal mes vetë prokurorëve, gjykatësve dhe policisë së dy shteteve, në mënyrë që t’i përgjigjen sa më mirë grupeve të organizuara kriminele dhe terrorizmit.

Gjatë konferencës për bashkëpunim me Italinë në luftimin e krimit dhe terrorizmit, të ndërmjetësuar nga BE – ja, kryeprokurori Lubomir Joveski u ankua edhe për mjetet e pakta që i ka Maqedonia dhe për mungesën e kuadrit, që e pamundëson luftën efisa ndaj kriminelëve. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/