` . Personi që kreu sulmin me makinë në Nju Jork akuzohet për vrasje - TV-SHENJA

Personi që kreu sulmin me makinë në Nju Jork akuzohet për vrasje

Personi që goditi me makinën e tij këmbësorët në Times Square të Nju Jorkut, ku u vra një grua dhe u plagosën 23 persona të tjerë, është paraqitur para një gjykate. Prokurorët kanë thënë se ai i kishte thënë policisë se “doja t’i vrisja të gjithë”.

Richard Rojas, 26-vjeç, zyrtarisht është akuzuar për vrasje, akuza të shumta për tentim vrasje.

Një grua 18-vjeçare është vrarë në këtë incident, ndërkaq motra e saj 13-vjeçare ësjyë në mesin e të plagosurve.

Tre persona që janë plagosur janë në gjendje serioze.

Rojas i ishte bashkuar marinës amerikane më 2011. Më 2012 ai ishte akuzuar për rahjen e një shoferi taksie në Florida. Ai ishte shkarkuar nga marina dy vjet më vonë.

Kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio ka thënë se Rojas “ka shfaqur probleme mendore, që datojnë që nga fëmijëria”.

Rojas u kishte thënë policëve se ai kishte përdorur marihuanë përpara se të godiste këmbësorët me makinën e tij.

Postime të Ngjajshme