` . Personi anonim alarmon për bombë në bankë, kërkohet denoncuesi - TV-SHENJA

Personi anonim alarmon për bombë në bankë, kërkohet denoncuesi

Operativët policorë kanë kryer kontrolla në lagjen Kapishtec në Shkup. Operacioni është kryer pas një njoftimi për vënien e një bombe, raporton Televizioni SHENJA.

“Dilni të gjithë jashtë. Ka diçka rreth bankës, ka një bombë”, ka qenë alarmi i rrejshëm që ngriti policinë në këmbë në Kapishtec”. Sipas njoftimit të policisë, në orën 09:30 dikush është lajmëruar në një bankë në rrugën “Naroden Front” dhe në gjuhën serbe, ka denoncuar gjoja një bombë në afërsi të objektit të bankës. Personi që është lajmëruar ka qenë mashkull.

Pasi që denoncuesi është lajmëruar dy herë në bankë me këtë alarm, banka ka thirrur policinë dhe ekipet për luftimin e terrorizmit kanë dalë në terren për kontrollë.

Policia e ka kontrolluar gjithë terrenin përreth objektit të bankës dhe më larg, por nuk ka gjetur asnjë lloj bombe. Autoritetet po e kërkojnë personin i cili ka bërë denoncimin e rrejshëm. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme