` . Përplasje verbale mes Agueros dhe Guardiolas në momentin e zëvendësimit të argjentinasit - TV-SHENJA

Përplasje verbale mes Agueros dhe Guardiolas në momentin e zëvendësimit të argjentinasit

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur gjatë ndeshjes Manchester City-Tottenham Hotspur.

Pep Guardiola ka vendosur të zëvendësojë Sergio Agueron me Gabriel Jesusin në takimin ndaj Tottenhamit.
Megjithatë, ky zëvendësim nuk u prit aspak mirë nga sulmuesi argjentinas.

Duke dalë nga loja, Aguero i pakënaqur vendosi t’i kundërvihet trajnerit katalunas duke pasur një përplasje të ashpër verbale.

Kjo përplasje në mes të sulmuesit argjentinas dhe Guardiolas ndodhi në minutën e 66-të të ndeshjes.