` . Përplasja me studentët, Basha paralajmëron Ramën për pasoja! - TV-SHENJA

Përplasja me studentët, Basha paralajmëron Ramën për pasoja!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar kryeministrin Rama të mos përpiqet të pushtojë hapësirën akademike sepse do të ketë pasoja sipas tij.
Duke folur sot në një aktivitet me temë për median e lirë, kreu i opozitës u ndal te protesta e studentëve, duke denoncuar se natën e lënë pas me anë të policisë Edi Rama ndërhyri te Fakulteti i Drejtësisë dhe paraditen e sotme te Ekonomiku.

“Kjo është një shkelje e ligjit, që ndalon praninë e policisë në universitetet publike. Është një shkelje flagrante e lirisë për të protestuar. Rama po përdor dhunë policore, por edhe private se policia e Safet Gjicit nuk ka asnjë dallim nga ajo e shtetit, pasi sot është kthyer shtet privat i Edi Ramës. Dënoj dhunën dhe i paralajmëroj të gjithë nga polici më i thjeshtë, te drejtori i policisë, ministri Lleshaj dhe vetë Edi Ramën për pasojat që do të ketë pushtimi i hapësirës universitare”, u shpreh Basha. Ai shtoi se janë shumë pak hapësirat që kanë mbetur pa pushtuar në vend, nga shteti privat i Edi Ramës.

Sipas tij, në sajë të protestës së studentëve Kryeministrit ju shkatërrua edhe mekanizmi i propagandës, ndërsa tashmë i është kthyer mekanizmit të pushtimit hapësirës mediatike.

“Rama po propozon “policinë e mendimit” dhe në një kohë kur ka kapur gjithçka, pushtimi i linjës mediatike do të ishte një akt marrëzie”, – shtoi Basha. /TCH/