` . Përplasen dy makina në Hotël të Likovës, dy persona të lënduar – TV-SHENJA

Përplasen dy makina në Hotël të Likovës, dy persona të lënduar

Dy persona janë lënduar në një përplasje direkte mes dy makinave me targa të Kumanovës.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Kumanovë- Matejç në fshatin Hotël të Likovës, ka bërë të ditur SPB Kumanovë, transmeton SHENJA.
Në aksidentin, që ka ndodhur rreth orës 16:30, kanë marrë pjesë makinat “vento” e drejtuar nga 46-vjeçari A.M, i cili ka lëvizur në drejtim të Kumanovës dhe makina “ford fiesta”, e drejtuar nga 22 vjeçari S.N.
Shoferi dhe bashkudhëtari i makinës “ford” janë dërguar në spitalin e Kumanovës ku janë konstaur lëndime të lehta trupore.
Komunikacioni në këtë rrugë rajonale ishte në ndërprerje për dy orë dhe më pas është normalizuar.