` . Përplas për vdekje 27-vjeçarin, largohet drejtuesi i motoçikletës - TV-SHENJA

Përplas për vdekje 27-vjeçarin, largohet drejtuesi i motoçikletës

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pajovë, ku është gjetur i aksidentuar shtetasi me inicialet S.V., 27-vjeçar. I aksidentuari është transportuar menjëherë në spital dhe ka humbur jetën rrugës. Sakaq, dyshohet se ai është goditur nga një motoçikletë dhe më pas drejtuesi i motoçikletës është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Pajovë , në anë të rrugës është gjetur i aksidentuar shtetasi S.V., 27 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Nga hetime paraprake dyshohet se personi është goditur nga një motoçikletë e cila më pas është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.