` . Pero Antiq, president i ri i FBM-së - TV-SHENJA

Pero Antiq, president i ri i FBM-së

Federata e Basketbollit të Maqedonisë ka zgjedhur për president të ri Pero Antiqin, me legjenden e vendit tonë i cili sot u emërua në këtë post në kuvendin zgjedhor të FBM-së. Antiq ishte kandidat i vetëm për këtë post dhe mori mbështetjen e 17-të klubeve. Legjenda e basketbollit të Maqedonisë do të jetë presidenti i 10-të i kësaj federate dhe në këtë post do të zëvendësojë Petar Naumovskin i cili udhëheqi me FBM-në që nga viti 2015-të. Kujtojmë që kandidat për të marrë postin e të parit në Federatën e Basketbollit ishte edhe Vladimir Temelkovski, mirëpo ky i fundit u tërheq një ditë para zhvillimit të kuvendit zgjedhor.