` . Përmbyset një autobus në Ekuador, 23 të vdekur – TV-SHENJA

Përmbyset një autobus në Ekuador, 23 të vdekur

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Ekuador.

Një autobus i cili transportonte shtetas të Kolumbisë dhe Venezuelës është përmbysur 30 kilometra në lindje të kryeqytetit të Ekuadorit.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën të paktën 23 persona, ndërsa 14 të tjerë janë plagosur.  /AA/