` . Përmbledhje e tmerrit të përjetuar në Kondovë (VIDEO) - TV SHENJA

Përmbledhje e tmerrit të përjetuar në Kondovë (VIDEO)

Banorët e fshatit të Kondovës mbrëmë u ballafaquan me një ankth të vërtetë, duke u përballuar me një zjarr gjigant i cili përhapej me shpejtësi. Të tmerruar nga zjarri gjigand që po përhapej me shpejtësi, banorët druanin se edhe shtëpitë e tyre do të përfshihen nga zjarri. Ata u mobilizuan pasi nga minaret e xhamisë së fshatit u bë thirrje për të dalë e për të penguar përhapjen e mëtejme të zjarrit. Menjëherë pas kësaj, ata me çdo mjet që kishn në dispozicion, dolën nga shtëpitë e tyre dhe iu drejtuan pyllit mbi fshat, i cili ishte i tëri i kapluar nga flakët. Mirëpo fillimisht përpjekjet e tyre ishin të pasuksesshme, pasi era e fuqishme punonte kundër tyre.

Kur zjarri u afrua në dhjetra metra afër shtëpive, në fshat u ndërpre rryma elektrike. U aktivizuan edhe zjarrëfikësit, duke dërguar gjithsej 9 makina të zjarrfikësve, 25 zjarrfikës dhe 4 cisterna. Poilcia bllokoi hyrjen e automjeteve në fshat, për të lehtësuar qarkullimin e makinave të zjarrfikësve, të cilat shkonin e vinin vazhdimisht.

Mirëpo, terreni i vështirë u pamundësonte zjarrfikësve që të jenë efikas, andaj gjithçka që mund të bënin ata, ishte që të krijojnë një kordon makinash të zjarrfikësve për të mos lejuar depërtimin e zjarrit fshatin Kondovë. Megjithatë, banorët ankoheshin se intervenimi i tyre është i vonuar, ata thonin se në këtë hapësirë ka pasur vatra zjarri edhe gjatë ditëve të kaluara, të cilat u intensifikuan mbrëmë pasi nisi të fryjë era.

Rreth orës një mas mesnate, ndaluan erërat e fuqishme, duke u dhënë mundësinë banorëve që disi të stabilizojnë gjendjen. Fatmirësisht deri në atë kohë, zjarri nuk kishte kapluan asnjë shtëpi të fshatit, ndërsa banorët në ankth, qëndronin të zgjuar duke pritur nisjen e shiut shpëtimtar. Shiu erdhi në orët e para të mëngjesit, duke shuar përfundimisht zjarrin, i cili shkrumboi dhjetëra hektarë tokë.

Pasuria dhe shtëpitë e banorëve të Kondovës shpëtuan nga zjarri, por nuk arritën të shpëtojnë nga dora e vjedhësve. Ata shfrytëzuan mungesën e rrymës elektrike dhe tollvinë e krijuar, duke plaçkitur disa shtëpi të fshatit.

Abdulla Berisha /SHENJA/


Zjarri-kondove-kronika by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme