` . Përleshje të armatosura në veri të Mijanmarit | TV SHENJA
mjanmar

Përleshje të armatosura në veri të Mijanmarit

Për shkak të përleshjeve mes forcave të sigurisë dhe grupeve etnike të armatosura në rajonin Kaçin në veri të Mijanmarit thuhet se 3 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, raporton AA.

Aktivistja nga Kaçini, Khon Ja thotë se për shkak të sulmeve ajrore dhe konflikteve të cilat vazhdojnë që nga fundjava e deri tanë në rajon 3 mijë persona janë larguar përtej kufirit.

Khon ka vënë në dukje se personat e larguar nga konfliktet e armatosura që ndodhën në rajon mes forcave të sigurisë dhe Ushtrisë së pavarur të Kaçin-it (KIA) janë larguar drejt kufirit të Kinës.

Ushtria e Mijanmarit me një operacion të ndërmarrë ditën e hënë në rajonin Kaçin mori nën kontroll katër baza të grupit etnik të armatosur duke vrarë 7 kryengritës.

Qeveria e Mijanmarit në fillim të muajit të kaluar njoftoi se ushtria ka marrë nën kontroll zonën Mongkoe, ku gjithashtu në deklaratën e qeverisë u tha se grupi Aleanca Veriore ishte tërhequr nga rajoni pas ndërhyrjes së ushtrisë me helikopterë dhe armë të rënda.

Armëpushimi 17 vjeçar mes qeverisë në Mijanmarit dhe rezistencës në Kaçin u prish me konfliktet që shpërthyen në qershor të vitit 2011. Si pasojë e konflikteve dhjetëra mijëra persona u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.

Grupet etnike në vend kryejnë akte të armatosura kundër qeverisë qendrore dhe ushtrisë dhe kërkojnë më shumë autonomi.

Postime të Ngjajshme