` . Përleshje mes të miturish në City Moll – TV-SHENJA

Përleshje mes të miturish në City Moll

Gjatë mbrëmjes së djeshme, rreth orës 21:20 në Qendrën Tregtare “City Moll”, 16-vjeçari është sulmuar pa ndonjë arsye nga një person i po të moshës njëjtë, i cili ka qenë i shoqëruara nga disa persona tjerë.

Në incidentin sulmuesi ka nxjerr thikën dhe ka kërcënuar të riun. I dyshuari është gjetur dhe arrestuar. Me të është realizuar bisedë në prani të prindërit ndërsa pas zbardhjes së plotë të rastit do të ngritët kallëzim adekuat. /SHENJA/