` . Përfundon transferimi i lëndëve nga PSP-ja në Prokurorinë Publike - TV-SHENJA

Përfundon transferimi i lëndëve nga PSP-ja në Prokurorinë Publike

Procesi i transferimit të lëndëve nga PSP-ja në Prokurorinë Themelore Publike ka përfunduar. Prokuroria Publike ka marrë përsipër lëndët nga Prokuroria Speciale Publike, e cila po ndjek krimet e ndërlidhura që burojnë nga përmbajtja e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve.

“Pas marrjes, lëndët u janë dorëzuar prokurorëve publik deri në caktimin e një prokurorie publike kompetent dhe një prokurori publik i cili do të trajtojë secilën çështje. Në Prokurorinë Publike për ndjekjen e veprave penale që dalin nga përmbajtjet e përgjimeve të paligjshme, do të aplikohen masat e deritanishme të sigurisë dhe mënyra e lëvizjes së lëndëve, dëshmive materiale dhe materialeve nga bisedat e përgjuara, ndërsa për kontorllin mbi zbatimin e këtyre masave, janë angazhuar dy prokurore publik”, thhet në komunikatën e Prokurorisë.

Transferimi i lëndëve të PSP-së në PTHP filloi mëngjesin e sotëm. Ndërsa kryeprokurori Lubomir Joveski tha se nga java e ardhshme do të vazhdojnë detajet teknike me përmbajtje të procesverbaleve. Joveski më tej sqaron se pas kësaj, procesverbalet do të vendosen tek prokurori i cili ka punuar për çështjen.

Fillimisht, siç u shpreh ai duhet të bëhet ndarja se cili prokuror ka kompetencë për udhëheqje të lëndëve, kurse prioriteti do tu jepet atyre procedurave, në të cilat kanë çështje urgjente. /SHENJA/