` . Përfundon seanca shkaku i mungesës së PAN-it - TV-SHENJA

Përfundon seanca shkaku i mungesës së PAN-it

Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka mbyllur vazhdimin e kësaj seance për shkak të mungesës së PAN-it.
Ai ka thënë se gjatë ditës do të bëhet e ditur data e vazhdimit të seancës konstitutive.
Përfaqësues të Vetëvendosjes dhe LAA-së, Glauk Konjufca dhe Avdullah Hoti, në fjalimin e tyre para përfundimit të seancës e kanë fajësuar PAN-in për, siç kanë thënë ata, bllokimin e formimit të institucioneve të vendit.
“Është seanca e katërt konstitutive që po dështon të mbahet për mungesë të pranisë së përfaqësuesve të PAN-it”, ka akuzuar ndër të tjerash, kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Postime të Ngjajshme