` . Përfundoj aventura evropiane për Shkëndijën - TV-SHENJA

Përfundoj aventura evropiane për Shkëndijën

Pas dy muajve mbyllet aventura e Shkëndijës në skenën evropiane, pasi mbrëmë u mposht nga Genti në ndeshjen e dytë të plej-ofit me rezultat 0:4, duke u eliminuar kështu nga Liga Evropa me shifra të përgjithshme 6:1. Atmosferë impozante dhe e bukur në “Filipin e Dytë”, i cili u stërmbush me plot 30 mijë zemra shqiptare që kishin ardhur të mbështesin kuqezinjtë tetovar, mirëpo rezultati dëshpërues bëri që më herët shumica e publikut të largohen nga stadiumi, raporton SHENJA.

 Serinë e golave për Gentin e hapi Kulibali, i cili realizoi dy herë, ndërsa autor të golit të tretë dhe të katërt ishin kryesisht Perbet dhe Neto.

 “Na shqetësoj ajo që Taipi u lëndua dhe u detyruam që Radeskin ta aktivizojmë më herët sa që e kishim planifikuar. Sipas meje moment vendimtar ishte kur kundërshtari duhej të ndëshkohej me karton të kuq, por në vend të saj lojtari jonë u ndëshkua me të verdhë. Mendoj që kemi luajtur mirë, kishim mundësi që të shfrytëzonim rastet tona, por kur t’i shikojmë të gjitha, Genti me plot meritë vazhdoi më tutje si kundërshtari më i mirë”, ka deklaruar pas ndeshjes Bruno Akrapoviq, trajner i KF Shkëndijës.

“Ne erdhëm këtu që të kualifikohemi. Pas rezultatit të ndeshjes së parë e kisha cekur se patjetër duhet të fitojmë në ndeshjen e kthimit. Mirë ishte që në takimin e parë e rikthyem rezultatin dhe Shkëndijës sonte i duhej vetëm fitorja. Ata luajtën mirë si në ndeshjen e parë. Ne kishim mundësi që të shënojmë më herët, por nuk ndodhi, ndërsa Shkëndija kishte mundësi që të na dënojë. Gjithsesi ne shfrytzuan shanset tona”, tha Hajn Vanhazebruk, trajner i Gentit.

Shkëndija e Tetovës këtu përshëndetet me Liga Evropën për këtë sezon, ku zhvilloi plot 8 ndeshje gjatë dy muajve të kësaj vere, duke na dhuruar emocione dhe krenari. Vlen të kujtojmë se Shkëndija ishte ekipi i vetëm nga Maqedonia që zhvilloi më shumë se një raund në Evrop, duke eliminuar ekipe të forta si Krakovia e Polonisë, Nefçin  e Azerbejxhanit dhe Mlada Boleslavin nga Republika Çeke.

Aziz Sahiti /SHENJA/


Përfundoj aventura evropiane për Shkëndijën by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme