` . Përfundoi dorëzimi i pjesëve të baterisë së 2-të S-400 në Turqi - TV-SHENJA

Përfundoi dorëzimi i pjesëve të baterisë së 2-të S-400 në Turqi

Pjesët e fundit të baterisë së dytë të sistemit të mbrojtjes raketore ruse S-400 kanë mbërritur në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, tha të dielën Ministria turke e Mbrojtjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke theksuar se procesi i dorëzimit për baterinë e dytë S-400 filloi më 27 gusht, ministria tha se transferimi përfundoi në bazën ajrore Murted.

Thekoshet se dorëzimi i pajisjeve të para të baterisë u realizua më 12-25 korrik.

Aktualisht, instalimi i sistemit është duke u zhvilluar dhe personeli ushtarak turk po trajnohet për përdorimin e sistemit. Sistemi parashikohet të fillojë funksionimin në prill të vitit 2020.