` . Përballje mes ekipeve nga Madridi, Juventus kundër Monakos - TV-SHENJA

Përballje mes ekipeve nga Madridi, Juventus kundër Monakos

Është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në Nyon të Zvicrës.

Real Madrid, Juvents, Atletico Madrid dhe Monaco kanë qenë pjesë e shortit të tërhequr për çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Fati ka dashur që ky short të na sjell edhe dy ndeshje interesante, përcjell Telegrafi.

Ndeshja e parë gjysmëfinale është ajo në mes të Real Madridit dhe Atletico Madrid , ndërsa e dyta Juventusi ndaj Monacos.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 2 dhe 3 maj, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë.

Skuadra që tërhiqet e para do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi.

Postime të Ngjajshme