` . Për herë të parë në karrierë, Bolt humb një gjysmëfinale – TV-SHENJA

Për herë të parë në karrierë, Bolt humb një gjysmëfinale

Usain Bolt nuk ka arritur të dalë i pari në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Atletikës në Londër, në garën në 100 metra.

Megjithatë, njeriu më i shpejtë në botë ia doli që të siguronte kualifikimin në finale të kësaj gare.

Xhamajkani mbeti vetëm 0.01 sekondë prapa amerikanit Christian Coleman, i cili e fitoi garën (gjegjësisht 9.98 sekonda ndaj 9.97 sekonda).

Kjo është hera e parë që Bolt humb një gjysmëfinale në një kampionat botëror apo Lojëra Olimpike. Nuk ka dyshim se kjo gjë nuk i ka pëlqyer.

Coleman është vetëm 21 vjeçar dhe sapo ka nisur garat profesionale, pasi fitoi në Kampionatin NCAA në garat në 100 dhe 200 metra.

Gara e të shtunës ishte e para kundër Bolt, i cili mban rekordin botëror në 100 metra (9.58 sekonda) dhe është tetë herë fitues i medaljeve të arta olimpike dhe 11 herë kampion bote.