` . Për shkak koronavirusit BDI do të kufizojë aktivitetet partiake - TV-SHENJA

Për shkak koronavirusit BDI do të kufizojë aktivitetet partiake

Për shkak regjistrimit të rastit të parë të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë njoftuar se do t’i adoptojnë aktivitetet apo tubimet me qytetarët.
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, u shpreh i gatshëm që të ulen në tavolinë edhe me partitë tjera për të diskutuar hapat e ardhshme që duhen të ndërmerren.
“Njëkohësisht i ftoj edhe partitë tjera, që ti kufizojnë aktivitetet me qëllim që mos ti rrezikojmë qytetarët”, ka deklaruar Osmani.